Kombëtarja e 19-vjeçarëve mposhtet nga Irlanda

06/10/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve e ka nisur me humbje aventurën e saj në grupin e katërt të eliminatoreve të Europianit të vitit 2017, që do të zhvillohet në Gjeorgji, duke u mposhtur minimalisht në “Selman Stërmasi” nga bashkëmoshatarët e Irlandës.

Një gol me 11-metërsh i shënuar në minutat e fundit të pjesës së parë rezultoi deçiziv në këtë sfidë, duke i dhuruar 3 pikët Irlandës.

Lojtarët e drejtuar nga Arjan Bellai shfaqën grintë dhe dëshirë në këtë takim, por ishin vetëm minutat e para ato që u shfaqën më mirë se kundërshtarët.

Pas kësaj disfate ndaj një rivali direkt, të besuarit e Arjan Bellait humbën kështu një mundësi të mirë për të tentuar kualfikimin në Elite Round duke patur parasysh edhe faktin që Shqipëria ka në grup edhe Gjermaninë.

Top Channel