Universitetet, mbyllet aplikimi për raundin e dytë, radha e fituesve të zgjedhin

06/10/2016 00:00

Universitetet shpallin listat paraprake të fituesve të raundit të dytë ku sërish pritet të mbeten shumë vende bosh për ata të cilët ende nuk janë fitues në asnjërën nga degët e përzgjedhura. Në datën 12 tetor shpallen listat përfundimtare të fituesve.

Për t’u ardhur në ndihmë maturantëve, Ministria e Arsimit ka gati një “softëare” ku ata nëpërmjet ID-së së tyre do të mund të futen për t’u orientuar për vendet bosh që krijohen

“Nëse një kandidati i lirohet vendi, është pasues i parë ose i dyti në listë por nuk është fitues në raundin e dytë, në momentin që një kandidat tjetër e liron këtë kuotë atij i del e shënuar e në listën e tij personale me të verdhë, që do të thotë në fazën tjetër të mëpasme të zbritjes së vizës ky kandidat mund të regjistrohet në atë degë”, u shpreh Linda Pustina nga Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencor.

Regjistrimit i fituesve të fazës së dytë do të bëhet nga data 13-16 tetor dhe deri atëherë maturantët mund të orientohen për kuotat që vijojnë të mbeten bosh.

“Për kandidatët të cilat i rezultojnë të gjitha zgjedhjet e kuqe, ata nuk duhet të preukopohen pasi edhe pse deri në fund të raundit të dytë mund të mos ju rezultojë asnjë degë e verdhë, në fillim të fazës tjetër do të kenë mundësinë të jenë fitues që në fillim të fazës”, vijoi Pustina.

Në datën 17 tetor në sistem, viza e fituesve do të zbresë duke renditur fituesit sipas radhës deri sa të përmbushen kuotat që kanë përcaktuar universitetet deri në datën 20. Në datën 20 tetor fillon procesi arsimor për vitin akademik 2016-2017.

Top Channel