Depresioni shtyn seancën, prej 3 muajsh bllokohet pretenca për Gazmir Dacin

06/10/2016 00:00

Gazmir Daci, i akuzuari për vrasje në rrethana cilësuese të vëllezërve Kolaveri, pasi ka shtyrë për më shumë se 3 muaj dhënien e peretencës ndaj tij, duke mos u parqitur as ai dhe avokati mbrojtës, duket se ka gjetur një shkak të ri për të shtyrë procesin.

Në senacën e së enjtes sërish në sallën e gjyqit ishte vetëm babai i Gazmirit, Xhelali, i cili akuzohet se ka fshehur armën e krimit të të birit. Ndërsa drejteusi i seancës, gjqytari Bensik Hoxha tregoi arsyen e re të mungesës.

Bëhet fjalë për probleme shëndetësore mesa duket të shfaqura pas tentativës për t’i bërë atentat në ambientet e ajrimit të paraburgimit nga familjarë të viktimës së vrarë nda Daci. “I plagosuri ka çrregullime depresive prej disa ditësh”, tha gjyqtari.

Në këto kushte Hoxha vendosi të caktojë një avokate kryesisht për babë e bir, të akuzuar në këtë çështje në mënyrë që të shmangen shtyrjet e mëtejshme të këtij procesi.

Top Channel