Capello: Problemi i Realit? Cristiano Ronaldo

06/10/2016 00:00

Për Fabio Capellon, Cristiano Ronaldo është problemi kryesor i Realit të Madridit në këtë sezon.

Në një intervistë për median spanjolle, ish-tekniku i Milanit, Juves, Realit të Madridit theksoi se sulmuesi portugez që është futbollisti më i mirë i skuadrës merenges, nuk po gëzon formë të mirë fizike dhe kjo sipas tij ka ndikuar edhe në pjesën tjetër të skuadrës.

Fabio Capello foli edhe për largimin e tij nga drejtimi i përfaqësueses angleze duke ia vënë fajin drejtuesve të federatës të cilët i kërkuan heqjen e shiritit të kapitenit John Terryt, diçka që për të cilën italiani nuk ishte dakord.
 
Në fund të intervistës së tij, Capello gjeti edhe mënyrën për të thumbuar Barcelonën duke ngritur dyshimet për ekipet zinxhirë të saj.

Ai theksoi se dëshiron të dijë sesa futbollistë të këtyre ekipeve janë në gjendje që të luajnë në skuadrën e parë.

Top Channel