Spektakël në Nju Meksiko, qielli mbushet me balona

06/10/2016 00:00

Qielli i Nju Meksikos u mbulua nga qindra balona shumëngjyrëshe si pjesë e edicionit të 45 të Festivalit Ndërkombëtare të Albakërkit, që prej 5 ditësh po josh mijëra spektatorë.

Të dielën, mediat lokale raportuan se dy pilotë kishin goditur kabllot elektrike, duke lënë në errësirë dhjetëra familje, ndërsa erërat e forta të hënën detyruan organizatorët të linin në tokë balonat për shkaqe sigurie.

Gjithsesi, incidentet nuk e kanë eklipsuar aspak ngjarjen ku pritet të marrin pjesë rreth 500 balona me ajër, nga e gjithë bota. Tema e festivalit të këtij viti është “Kaleidoskopi i shkretëtirës”. Aktiviteti vazhdon deri në 9 tetor.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel