Policia e Kosovës “pushton” Shkodrën

06/10/2016 00:00

Shumë efektivë të Policisë së Kosovës janë shpërngulur sot në Shkodër, për të ofruar edhe më tepër siguri para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Kosovë-Kroaci.

Përveç policëve, edhe shumë tifozë kosovarë kanë udhëtuar për në Shkodër.

Stadiumi “Loro Boriçi” do të presë sot skuadrën përfaqësuese të Kosovës, e cila do të përballet me Kroacinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2018.

Pas barazimit me Finlandën në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, skuadra e Albert Bunjakut do të kërkojë që të marrë një tjetër rezultat pozitiv. Ndërsa futbollistët po përgatiten për këtë përballje, në Prishtinë kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit, arsyeja që detyrojnë Kosovën të luajë ndeshjen e saj në Shkodër.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel