Kadri Veseli, në Shkodër për përfaqësuesen e Kosovës

06/10/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është nisur për në Shqipëri, për të ndjekur nga afër ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës ndaj Kroacisë.

Kryeparlamentari Veseli i veshur me rroba të tifozëve të Kosovës, ka shkruar në Facebook se ndodhet rrugës drejt Shkodrës.

“Rrugës për në Shkodër, në mbështetje të lojtarëve tanë. Forca Kosova! #UneBiriYtKosove”, ka shkruar Veseli, i cili ditë më parë i ka premtuar nga 100 mijë euro për secilin anëtar të përfaqësueses së Kosovës nëse arrijnë të kualifikohen për Kampionatin Botëror 2018.

Top Channel