Ristani: Reforma në drejtësi do të prekë narko-qeverinë

06/10/2016 00:00

Deputeti Arben Ristani i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama në drejtim të PD, duke thënë se reforma në drejtësi do të ndëshkojë krahun e tij politik.

“Reforma do të japë përgjigje të kujt janë ato 10 tonë drogë, se kush e vrau Artan Santon, se kush ka bërë atë kasaphanë në Durrës”, ka thënë Ristani.

Ndërsa Halimi e ka quajtur një “alibi” fjalimin e kryeministrit, që foli për reformën në drejtësi dhe jo për “mbetjet”.

“Alibia është bërë zakon i këtij zotërie që kur u bë kryeministër. Përse nuk i informoi qytetarët? Kaloi tek reforma në drejtësi. Natyrisht që ne do të flasim për këtë, por ligjin e mbetjeve e harroi ai”, ka thënë Halimi.

Top Channel