Tenton të korruptojë policin rrugor, arrestohet shoferi i furgonit

06/10/2016 00:00

Shoferi i një fugoni që transporton fëmijët në shkollë është arrestuar për mitdhënie nga policia e kryeqytetit. Shpëtim Mema, 48 vjeç, i ka ofruar dy mijë lekë të reja punonjësit të policisë për t‘i shpëtuar gjobës.

Sipas burimeve zyrtare Mema është ndaluar në rrugën e Elbasanit, dhe do të gjobitej për drejti mjeti me pasagjerë nën moshë, nxënës të shkollës 9-vjeçare të pasiguruar me rrip sigurimi.

Ndaj 48-vjeçarit rëndon akuza e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksionë publike.

Top Channel