Tjetër krim në Shkodër, mbetet i vrarë një 47-vjeçar

06/10/2016 00:00

Një 47-vjeçar mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Mali i Jushit në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim dhe autori i dyshuar.

Sipas policisë, ngjarja është pasojë e një konflikti të ndodhur para dy ditësh në Torovicë, të cilin viktima e ka vazhduar këtë të enjte fizikisht.

Sakaq, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit, shtetasit Jozef Mujeci, 21 vjeç nga Lezha dhe bashkëpunëtorit të tij.

Top Channel