Konflikt fizik mes dy personave, ndërron jetë 44-vjeçari

06/10/2016 00:00

Një konflikt fizik mes dy personave ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditën e të enjtes në fshatin Vreshtas të Korçës.

Sipas policisë, B. M, 44 vjeç ka mbërritur i pajetë në urgjencën e spitalit të Korçës. Në qendër të fshatit ai është konfliktuar fizikisht me K. Lika, 28 vjeç për motive të dobëta.

B. M nuk mundi të mbijetonte për shkak të dëmtimeve trupore të marra. Policia bëri të mundur arrestimin e Likës, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Pëllumb Bazelli, xhaxhai i viktimës, duke folur për mediat ka deklaruar se, autori i vrasjes e kishte bezdisur disa herë nipin e tij. “Nipi im kishte një dyqan, autori i vrasjes e kishte vjedhur disa herë. Ai është vëllai i kryeplakut të fshatit Vreshtas”, ka thënë Bazelli.

Top Channel