Vrau për një lojë poker, “arrest me burg” autorit

06/10/2016 00:00

Gjykata e Shkodrës ka vendosur këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasit Miklovan Parudi, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në fshatin Dajç.

Ngjarja e rëndë ndodhi për shkak të një loje pokeri, me autorin që përveç se vrau dy persona plagosi edhe 4 të tjerë.

Në seancën gjyqësore, trupa ka vendosur të njëjtën masë sigurie edhe për shtetasin Marcel Shpiati, i cili ditën e krimit ndihmoi autorin të largohej.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, me familjarët e autorit që kanë pritur jashtë dhënien e vendimit.

Top Channel