SHBA, çifti në overdozë në mes të rrugës

06/10/2016 00:00

Një video është bërë shumë shpejt virale në Facebook, ku një çift në overdozë heroinë janë filmuar nga kalimtarët. Videoja tregon rrezikun e varësisë nga droga në një shoqëri apatike.

Courtland Garner, i cili edhe ka postuar videon ishte duke udhëtuar me makinë kur pa çiftin të shtrirë në trotuar. Ai doli menjëherë nga mjeti dhe nisi të transmetonte në Facebook Live.

Videoja tregon  një burrë të pavetdijshëm të shtrirë në shpin, ndërsa gruaja me fytyrë në tokë. Të dy kishin marrë heroinë, dhe u morrën nga policia për tu çuar në spital.

Garner nuk bëri asnjë lëvizje për ti ndihmuar, teksa dëgjohet në sfond që qesh dhe jep komente live. Video të tilla janë bërë mjaft të shpeshta në Amerikë.

Top Channel