Shkodran Mustafi: Jam shqiptar dhe flas vetëm shqip

06/10/2016 00:00

Shkodran Mustafi ndoshta ende nuk e di që ai shihet si Tony Adams i ri tek Arsenali. Mbrojtësi kampion bote mund të shikojë jashtë stadiumit shtatoren e ish-lojtarit për të kuptuar statusin e një legjendari në skuadrën ku luan. Të të thonë Tony Adams i ri në Lodrën e veriut, do të thotë se je duke i bërë gjërat në mënyrën e duhur.

Mbrojtësi ishte në qendër të vëmendjes edhe tek prestigjiozja “Bild”, ku në një rrëfim të gjatë flet për jetën e karrierën. Mustafi thotë se nuk e harron origjinën, duke thënë se ka lindur në Maqedoni por flet vetëm shqip.

Prindërit e tij u zhvendosën në Gjermani nga qyteti i Gositvarit. Mbrojtësi, që kaloi dy vite me Sampdorian para se të largohej dhe nga Everton në janar të vitit 2012 thotë se askush nuk e vë në dyshim angazhimin e tij me kombëtaren, edhe pse e sheh veten si shqiptar.

“Sa i përket familjes, jam shqiptar dhe në Gostivar janë 80% shqiptarë. Nuk e flas maqedonishten. Në shtëpi flasim vetëm shqip dhe mamaja ime gatuan vetëm ushqime tradicionale shqiptare. Jam shumë i lumtur për edukimin, identitetin dhe fenë së cilës i përkas”, u shpreh mbrojtësi.

Mustafi është një mysliman i devotshëm që fal pesë vaktet dhe sqaroi edhe episodin në një konferencë me skuadrën e Valencias, kur lojtari nuk pranon të kishte birrë në tryezë.

Top Channel