A e dalloni mesazhin e fshehur në foto?!

06/10/2016 00:00

Kur një femër e pashme franceze, e cila supozohej të ishte Louise Delage, një modele 25-vjeçare nga Parisi, u shfaq në Instagram në fillim të muajit gusht, ajo mblodhi me shpejtësi më tepër se 50 mijë ndjekës.

Falë disa pozave duke u argëtuar në plazh, duke  dalë me miqtë, apo duke bërë pazare, njerëzit filluan të pëlqejnë dhe komentojnë fotot e modeles.
Për shumë ndjekës, ajo dukej se ishte një nga ata persona që kanë një jetë perfekte në Instagram.

Por kanë qenë fare të paktë ata që arritën të kuptonin se fotot e modeles, nuk përfaqësonin jetën dhe personin real.
Shikojini me vëmendje të gjitha fotot dhe pyesni veten: Çfarë kanë të gjitha foto të përbashkët?

Nëse nuk mundeni ta dalloni, në tre fotot e fundit keni përgjigjen bashkë me arsyen pse dhe atë që ajo përpiqet të arrijë.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel