Kupa heq ‘të vegjlit’ e futbollit

05/10/2016 00:00

Kupa e Shqipërisë do të vazhdojë me skuadrat e mbijetuara nga turi i parë, pasi thuajse të gjitha ekipet e vogla u detyruan të eliminohen, me Korabin si përjashtimin e vetëm të një formacioni nga Superiorja që braktis turneun.

Sfida e dibranëve me Kamzën në kompleksin “Skënder Halili” u mbyll 0-2 për Kamzën që kalon në raundin tjetër.

Në rezultatet e grupeve A dhe B, bie në sy fitorja e thellë e Skënderbeut 8-0 ndaj Butrintit, ndërsa rezervoi një goleadë të bukur edhe Tirana që ndëshkoi Sopotin plot 7 herë.
 
Ndërkohë, në grupin B, Vllaznia dhe Flamurtari ishin skuadrat që spikatën më shumë. Shkodranët shkatërruan 4-0 Mamurrasin ndërsa vlonjatët tronditën Ilirinë e Fushë Krujës 6-0.

Në turin e dytë ka duele mjaft interesante edhe pse mungojnë përballjet vërtet të forta. Sfida e vetme mes dy ekipeve të Kategorisë Superiore, është ajo e programuar mes Luftëtarit dhe Tiranës.

Top Channel