“Si e gjobita ministrin e Shëndetësisë”

05/10/2016 00:00

Ervin Dervishi, ish-drejtuesi i policisë rrugore, i ftuar në emisioni “Pasdite në Top Channel” tregoi vështirësitë me personazhet e njohur kur shkelin kodin rrugor.

Ndër ata që nuk i kanë shpëtuar rreptësisë së Dervishit është edhe ministri i Shëndetësisë, ose thënë më mirë makina e cila është në përdorim të ministrit, është gjobitur për parkim të gabuar.

Për herë të parë ka shpjeguar si u gjobit për dy kundërvajtje gazetari Arjan Çani edhe pse konsiderohej i paprekshëm. Dervishi tregoi se personazhet “show bizz”, aktorë e politikanë janë jo pak problematikë në zbatimin e kodit rrugor.

Edhe pse me shumë vite eksperiencë, Ervini ka pranuar duke kërkuar ndjesë, se edhe vetë e shkelë ndonjëherë kodin rrugor duke përdorur celularin.

Top Channel