Mat, asgjësohen mbi 10 mijë bimë narkotike; në kërkim kultivuesi

05/10/2016 00:00

Forcat e policisë së Matit, pas një hetimi të përbashkët me prokurorinë e këtij rrethi, kanë asgjësuar këtë të mërkurë 10 mijë e 600 bimë kanabis sativa.

Sipas një njoftimi për shtyp, aksioni është realizuar në njësinë administrative Lis, në territorin e fshatit Myz, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.

Uniformat blu në këtë operacion kanë qenë të mbështetura nga kolegët e FNSH-së, për të shmangur ndonjë rezistencë eventuale nga banorët e zonës.

Ndërkohë, personi i dyshuar për kultivimin e bimëve, shtetasi Fatmir Shehu, 45 vjeç, është shpallur në kërkim.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel