Ndodhemi shpesh në situatën e vështirë për të gjetur idenë e duhur për të bërë një dhuratë. Mundësi ka shumë, por në të vërtetë shumë pak për të gjetur diçka speciale dhe të personalizuar. Dikujt i ka shkuar mendja për të krijuar idenë më të veçantë të dhuratave.

Supersticioze ose jo, të gjithë jemi bërë kuriozë të paktën një herë të lexojmë për shenjën tonë të horoskopit. Çfarë diktojnë yjet për ne.

Esmeralda Petrela, ka menduar të krijojë një hartë astrologjike të personalizuar. Janë disa të dhëna që ne lehtësisht mund t’i gjejmë edhe në internet, por Esmeralda bën një përshkrim profesional dhe të personalizuar për secilin prej nesh.
 
Mbase nuk keni zhbiruar ndonjëherë kaq shume detaje për karakterin tuaj. Harta astrologjike e Esmeraldes, ua thotë të gjitha!.

Top Channel