Nishani në Jordani, takon mbretin Abdullah II

05/10/2016 00:00

Presidenti Bujar Nishani është takuar me mbretin Abudllah II Ibn Al Hussein gjatë vizitës së tij zyrtare në Jordani. Në takimin mes tyre janë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve.

Por presidenti Nishani u ndal tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar, i cili sipas tij nuk i përgjigjet nivelit aktual të bashkëpunimit politik.

E për këtë, ai shprehu bindjen se nga institucionet e të dy vendeve do të bëhet më shumë për të përmirësuar kuadrin e përbashkët ligjor, që do të inkurajonte më shumë këtë bashkëpunim.

Çështjet e sigurisë ishin një tjetër temë diskutimi, ku u vleresua bashkëpunimi mes institucioneve të specializuara në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Presidenti Nishani, në kuadër të vizitës zyrtare u takua edhe me kryeministrin e vendit, si dhe me kryetarin e ri të Senatit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel