Tenton t’i vërë flakën qelisë së paraburgimit, neutralizohet

05/10/2016 00:00

Një i akuzuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, shtetasi me inicialet D.H, ka tentuar t’i vërë flakën dyshekut të dhomës ku ai është duke qëndruar në paraburgimin “Jordan Misja” në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve.

Menjëherë pasi kanë vënë re këtë ngjarje në dhomë kanë ndërhyrë stafi i sigurisë në burg duke mos lejuar përshkallëzimin e incidentit.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Drejtoria e Burgjeve, thuhet se veprimi i të paraburgosurit ka ardhur si pasojë e pretendimeve të tij se i është bërë arrestim i padrejtë dhe mbahet padrejtësisht në institucionin e paraburgimit.

Top Channel