Noka: Makinat elektrike, lodër për një ministër pervers

05/10/2016 00:00

Pas prezantimit të makinave të reja të Policisë së Shtetit, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagoi duke thënë se këto mjete “nuk mjaftojnë për të kapur Balilin” dhe “as Audin që përdorin Habilajt në Vlorë”.

“Makinat elektrike mund të jenë një lodër e re për një englendisje të çunave, por dikush t’i kontrollojë për kasetofona, se “Saje qorri” nuk harron zanatin e vjetër, ka dorë. Ato mund të jenë një lodër për një ministër pervers, po nuk mjaftojnë për të kapur Balilin që e kërkon gjysma e policisë së botës, por e mbron Rama me Tahirin. Nuk mjaftojnë as për të kapur Audin e Saimir Bashkim Tahirit, që e përdorin Habilajt në Vlorë sa herë kërkojnë t’i nderojë policia. Unë e kuptoj dëshpërimin e Tahirit të Ramës. Prokuroria dhe policia italiane e kanë dëmtuar rëndë sot. I kanë kapur 11ton drogë. I ngeli 30 përqindëshi i kësaj sasie pa marrë. Do mundohet të kapë ndonjë tender uniformash për ta kompensuar. S’ka ç’bën”, ishte reagimi i deputetit demokrat.

Top Channel