Pasuesi i Ban Ki-moon, Jeremiç favorit. E pengon vetoja amerikane

05/10/2016 00:00

Shumëkush mendon se në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së duhet të emërohet një personalitet i fuqishëm, mundësisht nga Europa Lindore. Një diplomat modern i studiuar në “Vita Cambridge” dhe “Harvard”, si ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, do të ishte mëse i përshtatshëm për postin, po të mos ishte për retorikën nacionaliste të tij dhe mungesën e mbështetjeve nga SHBA-të, siç pohon “Deutsche Welle”.

“Sikur ta dinte se për çfarë do të kandidonte sot, me siguri do t’i formulonte më me kujdes komentet e tij në të shkuarën”.

Në vitin 2012, kur kryesonte Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, 37-vjeçari u kritikua për përplasjen e ashpër në “Twitter” me një shtetas kosovar. “Ne kuptohemi për mrekulli, por në serbisht”, shkruante Jeremiç. “Mos harro se, ju keni pushtuar provincën tonë serbe, Kosovën. Por kujdes, ne do të kthehemi”.

Kjo nuk ishte rrëshqitja e vetme e kandidatit të sotëm për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. Shumë shpesh ai thoshte se Kosova mund të bëhet anëtare e organizatës, vetëm “nëse do të vritej ai”.

Është e vështirë të thuhet nëse Jeremiç e ka zgjedhur vet rolin e patriotit, apo ia kanë “veshur”. Por nuk ka dyshim, – kujton “Deutsche Welle”, – se këtë rol e ka kryer me aq pasion, sa që edhe vet babai i tij politik, Boris Tadiç u distancua nga Jeremiçi ambicioz, që udhëtoi në mbarë botën për të lobuar kundër njohjes së Kosovës.

“Na ka futur në konflikt me shumë vende”, do të thoshte më vonë Tadiç.

Pas 5 raundeve të votimit për zgjedhjen e pasuesit të OKB-së, Jeremiçi gjendet në vendin e dytë, pas ish-kryeministrit portugez António Guterres, por me 6 vota negative të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Flitet se Jeremiç ka mbështetjen e fuqishme të Kinës dhe Francës, e gjithashtu Rusia është miqësore ndaj tij. Por edhe pse kosiderohet si mundësia më e mirë për reformat në OKB nga “Wall Street Journal” e media të tjera amerikane, çështja e Kosovës do t’i kushtojë atij veton e Shteteve të Bashkuara.

Top Channel