Dybala shuan zërat: Jam pranë rinovimit me Juventusin

05/10/2016 00:00

Paulo Dybala shuan zërat që flisnin për një kalim të mundshëm të tij te Barcelona. Futbollisti i Juventusit, i cili është grumbulluar me përfaqësuesen argjentinase për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018, deklaroi se ajo çfarë thuhet në media për transferimine tij në Spanjë është e pakuptimtë.

“Jam shumë pranë rinovimit me Juventusin. Zërat për kalimin te Barcelona janë të pakuptimta, kjo edhe për faktin se merkatoja e transferimeve është mbyllur tashmë”, tha Paulo Dybala.

Më pas, Dybala foli edhe për grumbullimin e tij me kombëtaren e Argjentinës, që erdhi pas paraqitjeve të tij shumë të mira me fanellën e kampionëve të Italisë.

“Eksperienca me Juventusin ka qenë e rëndësishme për mua për t’u bërë pjesë e përfaqësueses. Kam të njëjtin rol si këtu, ashtu dhe te Juve, ai që ndryshon është vetëm moduli i lojës. Në klub spostohem pak më shumë në të djathtë. Tani që është edhe Higuain është më e lehtë, pasi ai tërheq kundërshtarët dhe më krijon hapësira”, shtoi Dybala.

Top Channel