Nobeli i Kimisë ndahet mes një britaniku e dy holandezëve

05/10/2016 00:00

Çmimi Nobel për Kiminë iu është akorduar 3 personave për zhvillimin e pajisjeve më të vogla të botës, të konsideruara edhe si mikrorobotë.

Jean-Pierre Sauvage, Sir J. Fraser Stoddart dhe Bernard L. Feringa do të ndajnë mes tyre vlerën prej 8 milionë koronash suedeze, rreth 727 mijë paund, për dizenjimin dhe sintetizimin e një makinerie të tillë në përmasa molekulare.

Njoftimi vjen në vazhdën e javës së dedikuar shpërndarjes së Çmimeve Nobel nga Suedia, prej ku emrat e sotëm u shpallën me anë të një konference për shtyp.

Fituesit i bashkohen kështu një liste prestigjioze prej 200 laureatësh të mirënjohur që prej vitit 1901.

Jean-Pierre Sauvage është lindur në Paris në vitin 1944. Aktualisht, ai është një profesor tepër i njohur i Universitetit të Strasburgut dhe drejtor kërkimesh në Qendrën kombëtare franceze të Kërkimeve Shkencore (CNRS).

Sir Fraser Stoddart është lindur në Edinburg të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1942 dhe aktualisht është i lidhur edhe me Universitetin “Northwestern” në Shtetet e Bashkuara.

Bernard L. Feringa është lindur në Barger-Compascuum të Holandës, në vitin 1951. Ai është profesor i Kimisë Organike në Universitetin e Groningenit, po në Holandë.

Vitin e kaluar, ky çmim iu dha Tomas Lindahl, Paul Modrich dhe Aziz Sancar, për zbulimin e riparimit të ADN-së.

Top Channel