Venezuelë, Fox e Haas mirëpriten nga Maduro

05/10/2016 00:00

Jo të gjithë amerikanët janë të urryeshëm për presidentit autoritar të Venezuelës, Nicolas Maduro. Aktorët hollivudianë Jamie Fox dhe Lukas Haas u pritën ngrohtë në Karakas të martën, kur nënshkruan një projekt ndërtimi në ndihmë të të varfërve në Venezuelë.

Maduro firmosi marrëveshjen që i hap rrugën planit të mbështetur nga një kompani jordaneze. Fox dhe Haas janë mbështetës të projektit dhe lanë mënjanë çdo tension diplomatik mes Uashingtonit dhe Karakasit me pjesëmarrjen në aktivitet.

“I urojmë një mirëseardhje të ngrohtë dy aktorëve që gëzojnë respektin e njerëzve tanë. Aktorëve Jamie Fox dhe Lukas Haas, të cilët i falënderojmë për projektin”, u shpreh ai.

Sipas mediave, afërsisht 14 mijë banesa do të ndërtohen në sajë të projektit, që vjen në një kohë të vështirë për vendin. Venezuela po lufton kundër inflacionit në rangun treshifror, mungesës së ushqimeve dhe ekonomisë në tkurrje.

Për situatën e vështirë, Maduro ka fajësuar haptazi Shtetet e Bashkuara.

Top Channel