Shfrytëzonin për prostitucion të miturën, arrestohen motër e vëlla

05/10/2016 00:00

Motër e vëlla janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion një 14-vjeçare.

Denoncimi në polici është bërë nga vetë mitura, H. Xh., ku më pas uniformat blu janë vënë menjëherë në lëvizje. Të arrestuarit janë L. P 17 vjeç dhe Malvina Skura, 19 vjeçe.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë ushtruar dhunë fizikë ndaj 14-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar për prostitucion në hotele të ndryshme të Durrësit. E mitura kryente marrëdhënie seksuale me klientë të cilët i gjenin të arrestuarit kundrejt një pagese 3000-5000 lekë.

Top Channel