“Dua të rris edhe më masën muskulare”

05/10/2016 00:00

Historia e brazilianit Valdir Segato është shumë interesante. 48-vjeçari që quhet “Përbindëshi” ka injektuar në krahët e tij sasi të mëdha Synthol-i, një lloj vaji që rrit madhësinë e muskujve.

Pavarësisht rreziqeve që kjo gjë mund të sjellë, Segato mburret me fizikun e tij.

“Disa më thonë Hulk, disa Schëarzenegger dhe mua më pëlqen kjo gjë. Kam dyfishuar masën e bicepsit tim, por dua ta rris edhe më shumë”, shprehet Segato.

Shumë ekspertë e kanë paralajmëruar për rreziqet e Synthol-it, që mund të çojë deri në prerjen e gjymtyrëve ose deri në vdekje nëse bie në kontakt me gjaku, por Segato, i cili në rininë e tij ka pasur probleme me drogat nuk bën dot pa krahët e tij 58 centimetra të gjerë.

Tashmë, ai ka qëllim që t’i çojë në 68 centimetra, për t’iu afruar akoma më shumë rekordit botëror që mban egjiptiani Moustafa Ismail, me 78 centimetra.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel