Poliçan, vritet me thikë një 66-vjeçar. Arrestohet autori

04/10/2016 00:00

Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të marte, rreth orës 19:30 në Poliçan, si pasojë e një sherri banal që ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kalluç”, ku një 32-vjeçar ka goditur me thikë një 66-vjeçar të identifikuar si Behar Bregu. I plagosuri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së shkaktuar nga goditja me thikë.

Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin e ngjarjes, i identifikuar si Nexhip Pano.

Edhe pse dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një grindjeje për motive të dobëta, nga ana e policisë po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

Top Channel