Shawn Mendes zbret nga froni reperin Drake

04/10/2016 00:00

Tashmë lufta e vërtetë mes artistëve bëhet për shitjet dhe pozicionimet në klasifikime si “Billboard 200” dhe “Billboard Hot 100”. Në krye të “Billboard 200” qëndronte Drake me albumin “Views” që prej prillit të këtij viti.

Një nga prurjet më të mira e të reja në muzikë, Shawn Mendes, ka arritur ta zbresë reperin në vendin e dytë e të ngjitet vetë në vend të parë, me albumin “Illuminate”.
Artisti ka arritur të shesë 145 mijë albume nga data 23 deri në datën 29 shtator.

Kjo është hera e dytë që Mendes arrin diçka të tillë, pas albumit të parë, “Handwritten”.

Vetëm 5 artistë kanë qëlluar në shenjë në “Billboard 200”: Justin Bieber, Miley Cyrus, Hilary Duff, LeAnn Rimes dhe tashmë, Shawn Mendes.

Ndërkohë, Shawn është artisti i parë me dy albumet e para në krye të kësaj liste. Përpos të gjithave, ai është vetëm 18-vjeç.

Top Channel