Sherri i radhës në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës

04/10/2016 00:00

Debatet në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës për planet e investimit dhe tregjet e reja kanë shkuar deri edhe në fyerje e goditje të këshilltarëve mes tyre me sende të ndryshme.

Ndërsa po flitej për tregun e qytetit dhe investimet në Lazarat, tonet mes dy banorëve të Lazaratit, të cilët janë këshilltarë bashkiakë, janë rritur ndjeshëm. Ish-kryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko, këshilltar nga PD-ja, replikoi me bashkëfshatarin e tij Petrit Brahimi, këshilltar socialist.

Përveçse nga një fshat ata thuhet se janë edhe kushërinj mes tyre, por kjo nuk i ka ndalur të përplasen. Me ndërhyrjen e këshilltarëve të tjerë, gjendja është qetësuar dhe diskutimi në këshill ka vijuar.

Top Channel