Princesha qorton djalin në publik

04/10/2016 00:00

Dukesha Kate Middleton është fotografuar në një moment kur ka qenë duke qortuar djalin e saj. Mëmësia është një përvojë universale, madje edhe një Princeshë si Kate Middleton mund t’i ndodhë që të acarohet me fëmijën e saj dhe ta qortojë duke i folur nëpër dhëmbë.

Dukesha ka dashur të largohej nga parku, por fëmijët e saj nuk bindeshin dhe ajo duhej t’i ndiqte ndërkohë që ata vraponin dhe qeshnin.

Si përfundim, Kate është shprehur se nuk ka pasur mënyrë tjetër dhe për këtë arsye është nervozuar, duke i thënë nëpër dhëmbë: “Hip në makinë tani ose nuk do të vini më kurrë me mua këtu. Do të vini vetëm me babin tuaj”.

Për këtë fotografi është krijuar edhe një “meme” që thotë:  “Pamja në fytyrën tënde kur të tjerët të shohin dhe ti përpiqesh të mbash fëmijët në një vend”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel