Gjirokastër, bimët medicinale dëmtohen gjatë verës

04/10/2016 00:00

I vendosur në një prej zonave të thella të njësisë së Cepos në Gjirokastër, fshati Zhulat gjendet i izoluar në mes të maleve dhe natyrës së rrallë falë së cilës sot banorët sigurojnë të ardhurat kryesore për të jetuar.

Më shumë se 80% e tyre janë të angazhuar në grumbullimin dhe tharjen e bimëve medicinale. Përgjatë gjithë muajve të verës ata mbledhin sherebelën, çajin e malit, rigonin, blirin, trëndafilin e egër, murizin, rozmarinën, dafinën dhe çdo bimë që kërkohet nga kompanitë e grumbullimit për tregun medicinal.

Banoret e këtyre zonave tregojnë që kjo kulturë po vështirësohet nga viti në vit si pasojë e moskontrollit nga zjarri, bagëtitë apo edhe mbledhësit që i shkulin me gjithë rrënjë këto bimë.

Këtyre fakteve i shtohet dhe çmimi i blerjes i cili në dy vjet ka zbritur nga 170 ne 80 lekë për kilogram.

Top Channel