Armëmbajta, shtohen rastet, Policia: Shkak ligji

04/10/2016 00:00

Armëmbajtja pa leje është kthyer në një fenomen shqetësues për policinë e Tiranës. Statistikat e kohëve të fundit flasin për një rritje në masë të numrit të personave të kapur me armë zjarri në kryeqytet.

Sipas uniformave blu personat që guxojnë të mbajnë armë pa leje në brez, janë inkurajuar edhe nga shfuqizimi i dënimit që gjykata kushtetuese i bëri kësaj vepre penale, dënim që arrinte deri në 7 vjet.

“Vërtet ka një rritje të këtij fenomeni pas ndryshimeve në kodin penal. Vetëm gjatë 2 muajve të fundit janë kapur 42 persona për armëmbajtje pa leje, 22 prej të cilëve me armë zjarri. Ka persona që janë përsëritës kjo edhe për shkak të dënimeve të ulëta që marrin”, tha Idriz Daull, shef i sektorit të rendit në policinë e Tiranës.

Në rast se sot kapesh me armë pa leje parashikohet një dënim deri në 3 vjet burgim por shumica e personave sipas të dhënave të policisë dënohen me gjobë. Në rastin më të keq përsëritësit dënohen me 1 vit burg ndërsa ministria e brendshme po përgatit të tjera ndryshime në kodin penal për të kategorizuar veprën së armëmbajtjes pa leje dhe rritur marzhin e dënimit.

Top Channel