Kthehet Moratti! Mund të blejë 31% të Interit

04/10/2016 00:00

Kthimi i Massimo Morattit te Interi po bëhet një projekt konkret. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja italiane “La Repubblica”,  sipas të cilës ish presidenti i klubit zikaltër nisi të mendojë për rikthimin në bordin drejtues të Interit që nga momenti kur grupi “Suning” bleu shumicën e aksioneve nga Erick Thohir.

Vetë Moratti përpara disa ditësh e hodhi këtë hipotezë në një intervistë për median italiane. “Të jesh president i Interit është një nder, por unë nuk di se çfarë të them-ishin fjalët e Morattit”, kam nostalgji për ngrohtësinë e tifozëve”.

Sipas “La Repubblica” ideja është që Moratti të blejë 31% të aksioneve të Interit brenda 30 nëntorit kur Thohir do të përfundojë shitjen e aksioneve sipas akordit të arritur me biznesmenët kinezë. Por e gjithë kjo bëhet me kushtin që Moratti së bashku me Tronchetti Provera të kenë më shumë përgjegjësi në administrimin tekniko-sportiv, ndërsa Zhang Jindong dhe pjesa tjetër e bordit të merren vetëm me administrimin ekonomiko-komercial të klubit.

Top Channel