Rama me fermerët: Rimbursimi i TVSH-së, përmes bashkive

04/10/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama është takuar me fermerët e zonës së Maliqit në Korçë, ku prezanton projektin e radhës së qeverisë për bujqësinë.

Gjatë fjalës së tij kyeministri tha se rimbursimi i TVSH-së për fermerët të bëhet përmes bashkive. “Kush shet prodhimin me dokumenta mund të përfitojë 20% mbrapsht. Kjo është masë e përkohshme që do të rrijë për disa vjet”, tha Rama.

Shteti do të jetë garant që fermeri të marrë një kredi, tha Rama. Deri tani është bërë marrëveshje me gjashtë banka të nivelit të dytë.

“Programi ynë për të futur linjat alternative të financimit në bujqësi. Në Evropë nuk ka fshatar pa shtetin në krahë, ndaj nuk ka fermerë të varfër”, u shpreh Rama.

Top Channel