Kapet me drogë në Qafë Botë, arrestohet

04/10/2016 00:00

Sekuestrohen 6 kg e 650 gr lëndë narkotike e llojit kanabis dhe arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi: Eduart Muka, 46 vjeç, banues në Sarandë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të policisë lokale të cilat sqarojnë se në pikën kufitare të kalimit Qafë-Botë Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Seat”, policia ka gjetur të fshehur në këtë mjet një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 6 kg e 650 gr, e llojit kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 17 pako, mbështjellë me plastikë dhe natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Eduart Mukës, për veprën penale “Trafikim narkotikësh”.

Top Channel