Minorenia akuzon të atin: Më ngacmon seksualisht

04/10/2016 00:00

Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit pas kallëzimit të mbërritur në adresë të saj nga vajza minorene e të akuzuarit.

Në kallëzim, adoleshentja 14-vjeçare ka akuzuar të atin e saj, shtetasin me inicialet A.XH., 45 vjeç, banues në Fier, se e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, Policia e Fierit është vënë në lëvizje për arrestimin e tij, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit me akuzat e “dhunë në familje” dhe “veprime të turpshme”.

Top Channel