Tatuazhi i ri i Cara Delevigne çudit fansat

04/10/2016 00:00

Mjafton një takim më tatuatorin e saj të preferuar e menjëherë më pas Cara Delevigne i shton edhe një tjetër tatuazh koleksionit të saj që mban në trup.

24-vjeçarja është shfaqur me një palë sy pas qafës së saj, të cilat duken aq reale saqë disa fansa e kanë konsideruar të frikshme.

Modelja britanike nuk ka bërë asnjë koment mbi arsyen e bërjes së këtij tatuazhi apo se çfarë domethënie ka kjo gjë për Cara-n.

Shumë pak fansa e kanë përkrahur këtë vendim të modeles, kjo pasi sytë janë vizatuar me këst të shtrembëruara dhe nuk duken aspak tërheqëse.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel