Cher “lum” kritikash: Trump i rrezikshëm

04/10/2016 00:00

Fjalimi i saj në samitin “një botë e re” mbajtur në Ottawa të Kanadasë duhet të përqendrohej te të drejtat e kafshëve, por përpara sallës së mbushur me të rinj, këngëtarja e famshme Cher derdhi një lumë kritikash për kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump.

“Ai është gomar. Nuk e di sesi ka arritur ky njeri të bëhet kandidat, është kaq i rrezikshëm. Ajo çfarë Trump i sjell vendit tim është fanatizmi, mosbesimi dhe një lloj supremacie ndaj grupimeve të caktuara. përveç të tjerave, edhe gënjen shumë. Është i papare, e thotë një gjë dhe pastaj kur ti kthehesh ta verifikosh, e kupton se çfarë mjeshtri është me gënjeshtrat që i shet për të vërteta. Mund të vazhdoj pafund me këtë subjekt sepse jam e traumatizuar nga ky person”, tha Cher.

Zgjedhjet e këtij viti do të ndryshojnë Amerikën paralajmëroi Cher. Ajo nuk ngurroi të qortonte edhe Hillary Clinton për të cilën tha se e ka djallosur në disa raste. “Por Hillary-n kam kohë që e njoh”,  u shpreh 70 vjecarja – “Ajo vërtet është politikane, ama unë e di që do të bëjë më të mirën e mundshme nëse zgjidhet Presidente sepse e kam parë që mundohet shumë për njerëzit.“

Top Channel