Vdekja e foshnjës, prindërit fajësojnë mjekët për neglizhencë

03/10/2016 00:00

Dy prindërit e foshnjës që ndërroi jetë në Pogradec kanë hedhur akuza të ashpra ndaj mjekëve duke i cilësuar ata si të vetmit përgjegjës për humbjen e fëmijës së tyre.

Të shokuar dhe mes dhimbjes ata tregojnë se ka qenë pikërisht vonesa dhe neglizhenca e personelit mjekësor ajo që ka çuar në humbjen e djalit të tyre.

I thosha që ta zgjonin që t’i jepja gji, ai hapte sytë, por nuk pinte. Gjendja sa vinte edhe rëndoheshe, i them doktorit që ta çonin për më lart nëse nuk kanë kushte. Doktori tha se “e mbaj unë përgjegjësi për çfarë do lloj gjëje që do të ndodhi”, shprehet nëna lehonë.

Mi mori jetën fëmijës. Po të ishte burrë më thoshte unë jam doktor deri këtu, urdhëro ambulancën ose merr makinën dhe ik çoje fëmijën në Tiranë, Maqedoni, Athinë. Pse ma mbajti ai fëmijën këtu dhe më thoshte se ti kur sëmuresh shërohesh për 1 orë apo për dy ditë. Ai nuk është doktor, ai veteriner, çfarë doktori është ai. Pse më doli garant që ta çoj unë fëmijën në një vend më të mirë”, shprehet i revoltuar babai i fëmijës.

Djali vetëm 4 ditë i çiftit Hyka humbi jetën rrugës për në Tiranë pasi mjekët e nisën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ndërsa sipas tyre shkak i kësaj gjendje ishte një infeksion në lëkurë i fëmijës.

Top Channel