E kanë grabitur me një pistoletë në kokë dhe ajo është lutur për jetën e saj.

Nuk ka ende një variant zyrtar të asaj çfarë ndodhi në rezidencën e saj të luksit në Paris. Por media të ndryshme pretendojnë se Kim Kardashian ka përjetuar momente tmerri kur persona të veshur si policë mësynë në dhomën e saj e morën një sërë objektesh me vlerë, përfshirë një kuti bizhuterish të llogaritur diku tek 6 milionë eurot dhe një unazë 4 milionë euroshe.

Agresorët e kanë lidhur yllin e “reality show”-t ”Keeping Up with the Kardashians” me pranga në tualetin e banesës. Ajo është lutur të mos e qëllojnë për hir të dy fëmijëve të vet. Edhe pse fizikisht nuk ka pësuar gjë, 35-vjeçarja ka mbetur tmerrësisht e tronditur nga incidenti, pohoi zëdhënësja e saj. I shoqi Kanye West braktisi një koncert në Queens duke cituar “një emergjencë familjare “si arsyen e këtij veprimi të beftë.

Kim u largua shumë shpejt pas ngjarjes nga Parisi me një avion privat. Truproja Pascal Duvier nuk ishte pranë saj në kohën e grabitjes së armatosur pasi ndodhej në një klub nate me dy motrat e 35 vjeçares, Kourtney dhe Kendall.

Ekipet e sigurisë janë vënë menjëherë në shënjestër për faktin që grabitësit kanë arritur të hyjnë deri në dhomën e gjumit të yllit që supozohej të kishte mbrojtjen më të mirë të mundshme. Kim humbi dhe dy prej smartfonëve të saj të paçmuar, një nga te cilët përmban të dhëna të shumta personale.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel