Publikohet traileri i ri i “Pirates of the Caribbean”, mungon Johnny Depp!

03/10/2016 00:00

Seria më e re e filmit “Pirates of the Caribbean” do të dalë në kinematë botërore më maj të vitit të ardhshëm dhe ajo quhet “Dead Men Tell No Tales”.

Të dielën është publikuar në kanalin e “Youtube” traileri i këtij filmi, i cili ka ngritur pikëpyetje të mëdha tek qindra njerëz që e kanë parë.

Shumë fansa të Johnny Depp janë shokuar nga fakti se në trailer aktori i tyre i preferuar dhe personazhi i dashur i Jack Sparrow nuk është pjesëmarrës. Ka pasur shumë komente dhe pyetje të njerëzve mbarë botës, të cilët kanë aluduar se ai nuk do të jetë pjesë e serisë së re.

Disa fansa kanë thënë se ai nuk është pjesë e filmit pasi është duke marrë kohë larg aktrimit për shkak të divorcit të tij të vështirë ndërsa disa të tjerë të irrituar kanë hedhur poshtë punën e lodhshme të “Disney” vetëm sepse Johnny Depp nuk është në të.

Mesa duket krijuesit e këtij filmi kanë gabuar në punimin e trilerit duke mos përfshirë qëllimisht aktorin kryesor në mënyrë që ajo të dukej më interesante, por nuk kanë marrë parasysh irritimin e publikut. Për të gjithë ata që janë kuriozë Johnny Depp është i pranishëm në film dhe personazhi i Jack Sparrow do të marrë vëmendjen kryesore në “Dead Men Tell No Tales”.

Top Channel