Era për pak sa nuk shkakton tragjedi (VIDEO)

03/10/2016 00:00

Era e fortë në Birmingham për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi ditën e diel në aeroportin e këtij qyteti, ku një avion “Airbus A321” dështoi të ulej në tentativën e parë, ndërsa me vështirësi të mëdha arriti në të dytën.

Në videon e publikuar në internet duket qartë vështirësia se sa ka rrezikuar piloti në dy tentativat e tij për t’u ateruar në aeroportin e Birmingham.

Në tentativën e parë, piloti bën të gjitha përpjekjet për ta ulur avionin, por pozicionimi që ai merr nga era e fortë ishte mjaft i rrezikshëm për ta prekur pistën dhe në momentet e fundit ai vendos ta ngre avionin sërish në ajër. Edhe në tentativë e dytë duket se situata nuk është se ka ndryshuar shumë, por këtë herë piloti është më i vendosur dhe fatmirësisht ka arritur të ulet pa shkaktuar probleme. Megjithatë ka rrezikuar shumë.

Top Channel