Sfilatë mode me fustane nusesh

02/10/2016 00:00

Benfica ndërthur futbollin me botën e modës. Klubi portugez, ditët e ardhshme do të prezantojë koleksionin e parë të fustaneve të nusërisë nëpërmjet një sfilate që do të mbahet në “Stadiumin e Dritave” në Lisbonë.

Skicimi dhe modelimi i fustaneve u mor përsipër nga stilistja Mikaela Oliveira që ka një karrierë 20-vjeçare në botën e modës dhe që e ndryshoi rrënjesisht konceptin për krijimin e fustaneve të nuseve.

Koleksioni i fustaneve, ekskluzivitet i markës Sport Lisboa e Benfica përbëhet nga 24 fustane nusesh, 12 për mbrëmjet gala dhe 4 fustane për fëmijë.

“Janë fustane shumë femërorë, të luksit dhe unikë që pretendojnë që nxjerrin në pah të gjitha cilësitë më të mira të tifozëve të Benfikës”, theksohet në komunikatën e kësaj marke.

Fustanet do të shfaqen edhe në faqen zyrtare të “Lisbon Lux Brands”, si dhe në ateljenë e vetë stilistes Mikaela Oliveira. ajo që të bën përshtypje është se ky klub dëshiron që ky projekt të kalojë edhe kufijtë e Portugalisë dhe për këtë arsye kompania “Lisbon Lux Brands” do të bëjë promovimin e kësaj linje të fustaneve të nusërisë edhe në shtete të tjera.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel