“Albania Dance Meeting”

03/10/2016 00:00

Shfaqja “Votë” e koreografit të njohur shqiptar, Gjergj Prevazi, çeli mbrëmjen e kaluar edicionin e 11 të festivalit “Albania Dance Meeting”, në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Përmes regjisë dhe koreografisë së Prevazit dhe interpretimit të balerinëve të kompanisë shqiptare të “Dance”-it, “Votë”, solli për publikun sfidat nëpër të cilat ka kaluar e kalon shoqëria shqiptare e pas vitit 1990.

Balerinët arritën të komunikojnë përmes lëvizjeve realitetin e ashpër dhe njëkohësisht të brishtë të shoqërisë dhe shtetit shqiptar, duke ftuar për reflektim e ndryshim.

I saponisur, edicioni i festivalit të “dance”-it modern e bashkëkohës pritet të ngjisë në skena të ndryshme të vendit shfaqje dhe trupa vendase e të huaja, duke gjallëruar jetën artistike deri më 22 nëntor të këtij viti.

Top Channel