Edhe 15 ditë të tjera paraburgim për Robert Kullën

03/10/2016 14:05

Gjykata e Tiranës vendosi mesditën e së hënës të shtojë paraburgimin edhe me 15 ditë të tjera për Robert Kullën, djalin e Nehat Kullës, i njohur edhe me nofkën “Gjenerali”.

Ndaj Kullës, e njëjta gjykatë vendosi një muaj më parë masën e sigurisë me 30 ditë burg, pasi dyshohet si një nga tre autorët e vjedhjes së një banke të nvelit të dytë në zonën e ish-bllokut.

Masa me afat u dha për të verifikuar burimin e të ardhurave të Kullës, të cilit, në momentin e arrestimit, iu gjetën 30 mijë euro. Por, mesa duket, prokuroria ka kërkuar edhe 15 ditë të tjera për të kryer verifikimet, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Në lidhje me grabitjen e bankës nëpërmjet murit të dhomës-kasafortë, janë në paraburgim edhe dy shtetas të tjerë.

Top Channel