Vlorë, vetëplagoset me çifte i moshuari

03/10/2016 13:30

Një person është vetëplagosur me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në banesën e personit në fjalë, në lagjen “29 Nëntori”.

Shtetasi R.D., rreth 70 vjeç, ka goditur veten në trup me çifte dhe për pasojë është dërguar në spitalin rajonal, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I dëmtuari jeton me bashkëshorten e tij, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Top Channel