Kamerunasi Song lufton për jetën

03/10/2016 00:00

Rigobert Song është duke luftuar për jetën në një spital në kryeqytetin Yaoundé. Ish-mbrojtësi i kombëtares së Kamurenit, i cili luajti në 4 Botërorë, ka pësuar një goditje cerebrale, teksa ndodhej në shtëpinë e tij.

Trajneri aktual i Çadit, para pak kohësh festoi 40-vjetorin e lindjes, ndërsa në vitin 2010 deklaroi tërheqjen nga futbolli i luajtur, me një karrierë shumë të gjatë.

Pas një eksperience të shkurtër në Itali në vitin 1988 me Salernitanën, kamerunasi nisi një rrugëtim në shumë klube evroopiane, duke përfshirë Liverpul, Uest Ham, Këln, Lens, Gallatasaraj dhe Trabzonspor.

Top Channel