Vlorë, IKMT nis shembjen e 100 objekteve

03/10/2016 00:00

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne një operacion në qytetin e Vlorës, i cili do të përfshijë prishjen e së paku 100 objekteve me funksione të ndryshme, banimi dhe shërbimi.

Objektet që do të shemben janë një, dy dhe tre katëshe. Ndërhyrja e Inspektoratit bëhet në kuadër të projektit “Ndërtim dhe sistemim i rrugës “Gjykata-Akademia e Marinës” dhe rruga “Duro Shaska” deri tek “shtatë pallatet”.

Operacioni i shembjes së këtyre objekteve parashikohet të vazhdojë dy deri në tre javë, ndërkohë që shumë prej objekteve janë shpronësuar sipas ligjeve në fuqi.

Top Channel